Transmetuar më 09-03-2018, 09:00

Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri, natën e lënë pas, më konkretisht rreth orës 01.00 pas mesnate.

Krimi i rëndë është shënuar në fshatin Plloqicë të Malishevës, në Kosovë.

Njëri nga vëllezërit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa tjetri ka humbur jetën në spital.

Bëhet me dije se njëri nga vëllezërit ishte pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Paraprakisht mësohen vetëm inicialet e viktimave, Sh.M., dhe B.M.

Aktualisht policia vijon hetimet, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al