Transmetuar më 09-03-2018, 08:08

Kryeministri Edi Rama publikon një galeri fotografish, për të prezantuar një transformim siç e quan ai.

Bëhet fjalë për ndryshimin e pësuar nga depoja e sallës Franceze të Leximit, në Bibliotekë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të transformimit fantastik të depos së rrënuar në Sallën Franceze të Leximit, një hapësirë e re europiane për dijen dhe kulturën pranë Bibliotekës Kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Në galerinë e fotografive, shihni pamjet nga galeria e ndryshuar. /a.y/noa.al