Transmetuar më 08-03-2018, 21:39

Futbollisti nga Kosova, Valon Berisha është vlerësuar si lojtari më i mirë i Salzburgut në fitoren 2-1 kundër Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”.

Salzburgu fitoi një ndeshje të rëndësishme në Europa League kundër Borussia Dortmundit, duke triumfuar 1-2 në sfidën e parë.

Dy golat për miqtë i shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha në minutat 48’të dhe 56’të, i cili u vlerësua si më i miri në kapin e Salzbuegut, dhe i treti në këtë ndeshjes, pas Castros dhe Schurrles.

Sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Red Bull Arena”.