Transmetuar më 08-03-2018, 20:48

Nga Spartak Ngjela

Basha ka bashkëpunuar me rusët për të destabilizuar Shqipërinë; dhe është paguar nga ata për të lobuar në Amerikë.

Natyrisht, kështu është politika e shitjes së interesit kombëtar.

Kurse Basha është më i vogli. Por që duhet të trembë të mëdhenjtë.

Kushedi sa sa kanë amerikanët për Berishën dhe për Ramën!

Shumë kanë, aq sa kjo e Bashës është shumë e vogël.

Unë jam i pari që e kam denoncuar Çadrën Ruse të Saliut dhe të Bashës, dhe 450 oficerët Rusë që kishin ardhur për destabilizimin e Shqipërisë në kohën e Çadrës.

E kuptoni se kush kërkon të mësyjë pushtetin politik në Shqipëri?

Po Rama?

Edhe ky është krejt e njëjta gjë; prandaj është mirë të ulë kokën e të vijojë Reformën.

Po Meta? Ky është edhe më keq, sa me Gruevskin e sa me rrethet e zeza greke antishqiptare. Por edhe në Moskë ka qejf që të shkojë.

Janë të djegur. Prandaj është mirë të mos e provojnë fatin e Bashës.

Dhe pyetja është kjo: Basha u dogj; por mos ndoshta ra dëshmor për të krijuar kokëultësinë e Berishës dhe Ramës që të mos e pengojnë më tej Reformën në Drejtësi?

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al