Transmetuar më 08-03-2018, 19:47

Ai vuan nga një sëmundje e rrallë që ka prekur 60 fëmijë në të gjithë botën. Çrregullimi nga i cili është prekur quhet Tessier, dhe ka lindur pa sy, i destinuar për ta kaluar gjithë jetën në errësirë.

Është 6-vjeçari Christian Buchanan nga Woodbury, Tennessee, i cili që kur ka lindur është ushqyer me tub, dhe ka kryer 7 operacione.Pavarëisht nga gjendja që nuk e lejon djaloshin të shikojë, nëna e tij thotë se kjo nuk e ka ndaluar atë që të jetojë një jetë normale.

"Unë nuk isha i vetëdijshëm para lindjes së Christian se ka një paragjykim të madh shoqëror për të qenë ndryshe, për t’u dukur ndryshe, dhe shumica e njerëzve nuk dinë sesi të sillen me dikë që është ndryshe", -tha nëna e tij, Lacey.Ajo kërkon që të rrisë ndërgjegjësimin mbi aftësitë e kufizuara, me shpresën për t’i bërë njerëzit më të ndjeshëm. /k.k/noa.al/