Transmetuar më 08-03-2018, 16:57

Teknologjia po avancon gjithnjë e më shumë dhe këtë mund ta vërejmë në pajisjet tona shtëpiake.

Një ndër këto pajisje janë edhe televizorët të cilët kanë ndryshuar dhe po vazhdojnë të ndryshojnë.

Por ajo çfarë sjell kompania "Tv-Two" mund të përcaktojë të ardhmen e aparaturave të televizorëve që ne kemi në shtëpi.

Efekti i saj është i dyfishtë, pasi përveçse funksionon si një televizion normal, ai është tërësisht transparent kur është i fikur dhe pas tij mund të vendosësh edhe sende dekorative.

Ky model është ende në fazën e prezantimit, ndërsa kompania bën me dije se ka filluar të pranojë edhe porositë e para.

Kjo lloj teknologjia mund të ndryshojë tërësisht evoluimin e aparaturave që përdoren në shtëpi, duke i dhënë tërësisht një koncept të ri atyre.