Transmetuar më 08-03-2018, 12:26

Mund të dimë si të kujdesemi për lëkurën, por fare mirë mund të bëjmë pa e kuptuar ca gabime, ose të gjendemi në ca rrethana që veprojnë kundër lëkurës sonë. Ja cilat janë ato:

Nuk pi ujë mjaftueshëm- Po të hidratohesh çdo ditë do të ndihmojë të luftosh plakjen dhe do t’i japë lëkurës shkëlqim.

Nuk fle mjaftueshëm- Gjumi rigjeneron dhe rifreskon lëkurën, mungesa e tij e bën të duket e tharë dhe ndikon në bllokimin e poreve.

Fle me make up të pahequr- Nëse fle me make up, në lëkurë krijohet mjedis për infeksion bakterial dhe bllokohen poret dhe këto procese shkaktojnë akne. Gjithashtu shtresa që ngelet në jastëk mund të dëmtojë. Mbaj peceta për pastrimin e make up-it te koka e krevatit që të kujtohesh gjithmonë ta heqësh.

Pi kafe- Kafeina është një fajtor i madh për tharjen e fytyrës dhe krijimin e rrudhave. Hidrato lëkurën duke pirë shumë ujë. Shtoji copa frutash si portokall ose limon që t’i japësh shije.

Shtrydh pikat e zeza- Kapjet shtrydhese do ta shtyjnë papastërtinë dhe bakteret brenda poreve, duke shkatuar më shumë puçra.

Dushe të gjatë, të nxehtë- Dushi i nxehtë dhe pse ndonjëherë na pëlqen shumë, largon shtresën e sipërme të epidermës, që çon në tharjen e lëkurës. Kur lëkura nis të skuqet në dush, duhet të dish që është koha për të dalë.

Ha shumë kripë- Kripa e tepërt mund të nxjerrë lagështinë jashtë lëkurës duke e lënë të thatë. Për ta shmangur, minimizo kripën dhe bli ca kremra hidratues për lëkurën.

Sheqeri- Sheqeri lufton kolagjenin e strehuar në lëkurë duke shkaktuar varje të lëkurës. Kur ke dëshirë për një ushqim të ëmbël shko te ushqimet organike si ananasi apo mangoja./b.l/noa.al/