Transmetuar më 07-03-2018, 20:25

Pak ditë më parë trajneri i ekipit të futbollit "Vllaznia" e Shkodrës, Ernest Gjoka ra pre e një sulmi, teksta u tentua edhe të goditej me thikë. Ndërsa sot është trajneri i i Vllaznisë B, Ervis Kraja, ai i cili është vënë në shënjestër.

Persona ende të paidentifikuar i shpuan gomat e makinës.  Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kaja rrëfen ngjarjen teksa ironizon: “Mirë që të paktën po më bëjnë të blej goma të reja.

Për rastin e dhunës ndaj trajnerit Gjoka ishte vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ai që njoftoi live në një studio televizive kapjen e agresorëve.

Ndërsa vetë Gjoka është shprehur se e ka falur autorin pasi edhe ai ka qenë viktimë si vetë trajneri. Personi që u arrestua për sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë ka qenë futbollist./m.sh/noa.al/