Transmetuar më 07-03-2018, 16:53

Dita e nesërme pritet të jetë e vështirë për shumë zona të Shkodrës, të cilat do të preken nga përmbytje të tjera.

Sipas parashikimeve, do të ketë fryrje të lumenjve Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Nesër, moti do të vijojë me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e paradites, ndërsa mesdita dhe në vijim, sjellin kthjellime fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht, kthjellimet do shtrihen në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 4°C në mëngjes deri në 20°C maksimumi në mesditë. E enjtja sjell rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat do variojnë nga 2 në 19°C.

Parashikimi i motit sipas IGJEUM.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit.

Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve. /k.k/noa.al/