Transmetuar më 07-03-2018, 15:27

Territori vijon i vranët me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e mesditës. Ndërsa pasditja sjell kthjellime në Ultësirën Perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 2 në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi vijon 3 ballë.

Europa

Europa Perëndimore nga Portugalia deri lart Në Norvegji, përfshihet nga vranësira dhe reshje intensive shiu dhe dëbore. Po ashtu, reshje të përkohshme shiu do të ketë pjesërisht Ballkani dhe Europa Juglindore.

Ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë pjesa më e madhe e Europës Qendrore dhe pjesërisht pellgu Mesdhetar./b.l/noa.al/