Transmetuar më 07-03-2018, 11:47
Publicitet

“WhatsApp”, një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë të lumtur përdoruesit. 

Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që opsioni i fundit i tij do ju gëzojë. Bëhet fjalë për mesazhet.

Shtimi i funksionit të ri nga WhatsApp që lejon të fshish mesazhet e dërguara ishte një lajm që të gjithë e prisnin.

Por pas shtimit të këtij opsioni të shumtë janë ata që kërkojnë të rikthejnë mesazhet e fshira në WhatsApp.

Pikërisht për këtë ekziston një aplikacion i quajtur WhatsRemoved i cili zbulon dhe ruan mesazhet e fshira dhe skedarët, të tilla si audio, video dhe foto.

Për të përdorur këtë aplikacion ai duhet të shkarkohet në fillim dhe është i vlefshëm vetëm për sistemin android, ndërsa përdoruesit e Apple duhet të presin./b.l/noa.al/