Transmetuar më 06-03-2018, 20:57

Kur na ndajnë edhe 100 ditë nga nisja e Botërorit të Futbollit që do të mbahet në Rusi, zbulohen detaje interesante nga evenimenti që gjithë globi është në pritje.Kështu trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka nënshkruar një kontratë me televizionin rus, RT , për komentimin e ndeshjeve të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi.

Sipas Daily Mail, Mourinho do të përfitojë 1.9 milionë euro për katër ditë komentim.“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në “Rusi 2018”, edhe pse jo si trajner. Po pres me padurim ta nis këtë eksperiencë. Do të jetë dëfryese dhe entuziazmuese të jap opinionin tim mbi ndeshjet dhe skuadrat pjesëmarrëse” shprehet Mourinho.

Gjithashtu mjaft të kënaqur shfaqen edhe drejtuesit e televizionit ‘RT’ për arritjen e kësaj marrëveshje. Po sot Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin priti në zyrë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në.

Në videon e FIFA-s shfaqen legjendat e futbollit të 32 vendeve të ndryshme që marrin pjesë në Botëror duke xhungluar topin. “Disa njerëz thjesht nuk mund të presin për shfaqjen më të madhe në tokë” shkruan FIFA në twitter.

Botërori ‘Rusi 2018’ do të nis në 14 qershor me ndeshjen midis Rusisë dhe Arabisë Saudite dhe do të mbyllet me finale e madhe të 15 korrikut në Moskë.