Transmetuar më 06-03-2018, 19:39

Nëse do të pyesnim shumë fëmijë për dëshirat e tyre më të mëdha, me siguri një prej tyre do të ishte të bëheshin si Spiderman.

Personazhi i famshëm është heroi i miliona fëmijëve në mbarë botën.

Po nëse do ju thonim se tashmë Spiderman është realitet?

Mbase ju ashtu siç e njohin fëmijët, por me aftësi të fluturojë.

Kjo është bërë e mundur përmes një pajisjeje të krijuar e cila vendoset në dorë dhe lëshon litarë që mund të fiksohen në vende të ndryshme.

Pajisja është krijuar nga shpikësi britanik Trajan Dimsey nga Lincolnshire.

Ai i ka kaluar 18 muajt e fundit duke krijuar dhe testuar pajisjen.

"Unë kam ëndërruar gjithmonë të fluturoj në ajër si Spiderman," tha 34-vjeçari.

"Unë shkova jashtë dhe pashë një fëmijë të vogël që pretendonte të ishte Spiderman. Kur e pashë atë duke u përpjekur të lëkundet, me të vërtetë mendova se si diçka e tillë mund të bëhej realitet”, tha ai./a.m./noa.al/