Transmetuar më 06-03-2018, 19:32

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë gjatë ditës së sotme sollën mjaft probleme në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Deti mbi 8 dallgë përmbyti Lungomaren e Vlorës, ndërsa lundrimi detar prej orësh është pezulluar. Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Durrësit, aty ku një pjesë e rrugëve kryesore të qytetit janë nën ujë.

Ndërsa problemet më të mëdha janë hasur në zonën e Shkodrës aty ku 900 ha tokë janë nën ujë. Në rrugën që të çon në fshatin Obot ka prezencë uji rreth 30 cm.

Sipas banorëve shkarkimet nga HEC-et kanë sjellë probleme të mëdha.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se situata është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë dhe do të ishte mirë të shpallej gjendja e jashtëzakonshme./m.sh/noa.al