Transmetuar më 06-03-2018, 13:42
Publicitet

Të shpeshta kanë qenë kohët e fundit ndryshimet e bëra në rrjetet sociale, të cilat janë kthyer të domosdoshme për njerëzit.

Dhe nëse flasim për WhatsAppin, së fundmi ai ka nxjerrë një përditësim të ri të versionit të aplikacionit të mesazheve për iPhone.

Përditësimi i software-it sjell një numër karakteristikash të reja në aplikacionin më popullor të chat-it në botë, duke përfshirë mundësinë për të shtuar sticker-at e kohës dhe vendodhjes për fotot dhe videot tuaja.

Sticker-at e reja lejojnë përdoruesit të etiketojnë një vend, si dhe kohën e tanishme, për çdo foto dhe video të dërguar tek një marrës individual ose në bisedat në grup.

Më parë, WhatsApp mundësonte vetëm shtimin e emoji në fotot dhe videot. Për të shtuar një nga etiketat e reja në WhatsApp, klikoni në ikonën (+ plus) pranë fushës së tekstit në bisedën tuaj të zgjedhur dhe më pas klikoni Photo & Video Library.

Kjo ngarkon imazhet dhe videot e ruajtura në pajisjen tuaj dhe ju lejon të zgjidhni foton ose videon që doni të redaktoni./b.l/noa.al/