Transmetuar më 06-03-2018, 13:26

Vdekja tragjike e futbollistit të Fiorentinës Davide Astori ka pikëlluar mbarë botën e futbollit. Por lajmi tragjik ka ngritur edhe një sërë pikpyetjesh rreth ikjes së papritur të 30-vjeçarit, pasi ai më herët nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor.

Kjo ka shtuar dyshimet e hetuesve dhe pritet të kryhet autopsia, edhe pse paraprakisht flitet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Portali italian Leggo.it ka publikuar mesazhet e fundit të futbollistit në Whatsapp. Davide Astori e kaloi mbrëmjen të shtunën e kaluar në ‘Hotel Là di Moret’ në Udinese.

Ai ishte i shoqëruar nga miku i tij Marco Sportiello i cili është edhe personi i fundit që e pa. Ky i fundit u ka treguar hetuesve bisedën që ka bërë më të mbrëmjen e së shtunës.

Pas konsumimit të darkës, Astori shkoi për t’u qetësuar në dhomën e hotelit. Në orën 23:34 ishte mesazhi i tij i fundit që shkroi në telefon duke komunikuar me portierin e Fiorentinës.

Sportiello i shkruan në “Whatsapp” Astorit: “Ti harrove këpucët te unë”. Ndërsa i ndjeri i përgjigjet: “Faleminderit, tani nuk më duhen këpucët, do vij t’i marr në mëngjes”./b.l/noa.al/