Transmetuar më 06-03-2018, 11:44

Kush nga femrat mendon se heqja e mitrës ndikon në jetën seksuale dhe cenon feminitetin, duhet ta dijë se gabon, madje është krejt e kundërta.

Është kjo ajo që thotë mjeku italian Fabrizio Quattrini, president i Institutit të Seksologjisë Shkencore në  Romë, dhe autor i një studimi lidhur me efektin që ka heqja e mitrës.

Është i qartë fakti se ndërhyrja kirurgjikale që ka të bëjë me eliminimin e organit kryesor riprodhues të femrës është i lidhur ngushtësisht me psikologjinë e femrës.

Por mjeku thotë se një femër të cilës i është hequr mitra, i është mohuar vetëm mundësia për të pasur fëmijë.

Por ai shton se nuk cenohet aspak kënaqësia seksuale, përkundrazi orgazma mund të ndjehet më mirë. /a.y/noa.al