Transmetuar më 06-03-2018, 09:39

Vihet në pranga ish-pronari i Universitetit “Kristal”, nën akuzën e shitjes dhe falsifikimit të diplomave.

Ahmet Muça është arrestuar mëngjesin e sotëm, pas hetimeve që zgjasnin prej kohësh ndaj tij.

Kujtojmë se mbyllja e “Kristal” u bë në vitin 2014, me urdhër të Ministrisë së Arsimit.

Sakaq Muça akuzohet se shiste diploma të Universitetit kundrejt vlerës që varionte rreth 2500 euro.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Muça humbi djalin e tij të vetëm, Silvester 23 vjeç, si pasojë e një sëmundje të rëndë, ku pavarësisht dy ndërhyrjeve kirurgjikale që i’u nënshtrua, nuk i’a doli. /a.y/noa.al