Transmetuar më 05-03-2018, 20:58
Publicitet

Shpikjet e fundit kanë “kërcënuar” jo pak disa punë të cilat i bëjnë njerëzit, por duket se përparimet teknoligjike nuk kanë të ndalur.

Pas robotit që servir kafenë, është shpikur një tjetër që gatuan si të ishte një kushinier i vërtetë.

Në një restorant në Pasadena të Los Anxhelesit, Flippy është pjesëtari më i ri i personelit dhe detyra e tij është e thjeshtë.Roboti është i vendosur në kuzhinë i ngarkuar që të kthejë qoftet, mishin e patatet që skuqen, për të mos i lënë të digjen.

Duket qenë se Flippy nuk e ka shqisën e nuhatjes, për të dalluar një qofte të bërë nga një të pabërë, hyn në punë sistemi i avancuar i skanimit, me të cilin është i pajisur ky robot.

Kompania mëmë e Flippyt thotë se ky është prototipi i parë i një objektivi më ambicioz, ndërtimit të një rrjeti të gjerë robotësh në gjendje që të punojnë dhe shërbejnë në pikat e ushqimit të shpejtë. /k.k/noa.al/