Transmetuar më 05-03-2018, 19:30

Gjuetarët e alienëve kanë zbuluar një objekt misterioz me Google Earth, për të cilin janë të bindur se është një anije kozmike e rrënuar.

Objekti i paidentifikuar ndodhet pranë Antarktidës, në ishullin e largët të Georgia-s Jugore, në Oqeanin Atlantik Jugor.

Në fakt, në këtë vend jetojnë vetëm 20 njerëz.

Teoricienë të internetit në rrjetin e njohur të alienëve Secureteam10, përdorën hartën

satelitore për të zmadhuar “anijen kozmike” pranë Malit Paget.

Ndërkohë që disa besojnë se është një vepër e jashtëtokësorëve, shumë të tjerë thonë se

është thjesht një shkëmb i shtyrë nga akullnajat.

Video me pamjet e çuditshme, e publikuar në YouTube këtë të diel, ka marrë mijëra klikime. /k.k/noa.al/