Transmetuar më 05-03-2018, 16:30

Vdekja tragjike e futbollistit të Fiorentinës Davide Astori ka pikëlluar mbarë botën e sportit.

Por lajmi tragjik ka ngritur edhe një sërë pikpyetjesh rreth ikjes së papritur të 30-vjeçarit, pasi ai më herët nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor.

Madje, analizat i kishte bërë për herë të fundit në datë 28 Shkurt dhe elektrokardiograma nuk kishte nxjerrë asnjë problem shëndetësor.

Kjo ka shtuar dyshimet e hetuesve dhe pritet të kryhet autopsia, edhe pse paraprakisht flitet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Në media është publikuar edhe video që tregon Astorin vetëm pak orë, ose ndoshta edhe minuta para se të ndahej nga jeta. Ai shihet në hotel duke u argëtuar me shokët e ekipit.

Deri në porën 23.34 ai kishte qenë me futbollistin Spottielo me të cilin kishin luajtur PlayStattion. Edhe mesazhin e fundit e shkëmbeu e këtë të fundit.

Në mëngjes stafi i Fiorentinës e gjeti në dhomë pa shenja jete./a.m./noa.al/