Transmetuar më 05-03-2018, 15:26

Ndarja nga jeta e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, shokoi ditën e djeshme botën e futbollit pasi sipas raportimeve 31 vjeçari kishte pësuar atak kardiak gjatë qëndrimit në hotel.

Por kur kanë kaluar pak më shumë se 24 orë nga ngjarja është ngritur një hipotezë e re për vdekjen e Astorit, ajo e vrasjes. Shefi i hetimeve për mediat italiane ka konfirmuar këtë version.

"Kemi hapur një procedim penal me hipotezën se vrasjes së tij dhe kemi përgatitur autopsinë që do ta bëjmë publike së shpejti. Për momentin nuk kemi emra konkretë", tha shefi i hetimeve për “Radio Rai”.

Astori u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës në dhomën e hotelit në Udine, ku skuadra e tij ishte stacionuar për lojën kundër skuadrës vendase.

Trupi i pajetë u gjet nga masazhatori i ekipit dhe i fundit që e kishte parë ishte portieri me të cilin Astori kishte shkëmbyer edhe mesazhe në telefon./b.l/noa.al/