Transmetuar më 05-03-2018, 10:49

Presidenti Ilir Meta dekoron, Agur Vrenozin pas vdekjes me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Presidenti i akordoi sot 5 mars 2018, Agur Vrenozit “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.

54-vjeçari Agur Vrenozit,  mbeti i vrarë në grabitjen e një pike këmbimi valutor këtë të premte në Fier, pasi i shkoi në ndihmë pronarit të exchange.

Sakaq paraditen e sotme Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulëzim Demiraj, i dyshuar si autori i vrasjes së Vrenzoit.

Nën akuzën e “vjedhjes” me pasojë vdekjen”, Gjykata e Fierit vendosi që Demiraj të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve, ashtu sikundër dhe bashkëpunëtorët e tij Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali.

Ata akuzohen se rreth orës 10:55 të paradites së të premtes në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë u plagosën pronari i exchange, Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe një tregtari që ndodhej aty pranë dhe ndërhyri për të parandaluar ngjarjen, Agur Vrenozi, 54 vjeç. /a.y/noa.al