Transmetuar më 05-03-2018, 09:59

Tre personat e dyshuar për grabitjen me një të vrarë dhe një të plagosur, në një pikë këmbimi valutor në Fier, kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

I dyshuari për vrasjen e Agur Vrenozit, Lulzim Demiraj, 43 vjeç, nga fshati Vajzë në Vlorë, është lënë në burg.

Nën akuzën e “vjedhjes” me pasojë vdekjen”, Gjykata e Fierit vendosi që Demiraj të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

E njëjta masë është dhënë edhe për dy bashkëpunëtorët e tiji, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergalli, të cilët shprehën pendesë.

Por Demiraj akuzohet se bashkë me dy personat e tjerë, shkoi për të grabitur mesditën e së premtes dyqanin “Exchange” të 64-vjeçarit Gëzim Hoxha.

Në momentin që po detyronin Hoxhën të dorëzonte paratë, ndërhyri Vrenozi, i cili u qëllua nga Demiraj me plumb në kokë.

Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se nuk kishte si synim të vriste njeri, por të vidhnin paratë e pikës së këmbimit valutor, për shkak të gjendjes së dobët ekonomike.

Po ashtu ai ka thënë se situata doli nga kontrolli, “Nuk mbaj mend se si ndodhi. Unë di që gjerat ndodhën shpejt. Ne nuk kemi shkuar atje me qëllim të lëndonim ndonjë”.

Si të dyshuar për ngjarjen e ndodhur gjatë së premtes u arrestuan Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë; Lulëzim Demiraj 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestim i tyre u bë pasi rreth orës 10:55 të paradites së të premtes në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur pronari i exchange, Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe një tregtari që ndodhej aty pranë dhe ndërhyri për të parandaluar ngjarjen, Agur Vrenozi, 53 vjeç.

Polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG, dyshohen të jenë të falsifikuara.

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë. Policia kapi njërin prej të dyshuarve, Zini Fyraj, i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë i dyshuar, Lulëzim Demiraj në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë, Dashamir Gërgali në një banesë në fshatin Baltëz.

Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Humbi jetën pas përplasjes me hajdutët, PD propozon “Qytetar Nderi” për Agur Vrenozin

Grabitja e përgjakshme në Fier, ky është biznesmeni që u vra

Grabitja me dy të plagosur në Fier, biznesmeni humb jetën në spital

Grabitja me 2 të plagosur, dalin pamjet e ngjarjes |video

Grabitja e “Exchange-it” në Fier, zbulohet shuma e parave që morën autorët

Grabitja me dy të plagosur në Fier, dalin pamjet e arrestimit të autorëve të dyshuar

Si u kapën grabitësit që plagosën dy persona në Fier, njëri u fut në kanal "Çohuni se na vranë", dëshmitari rrëfen panikun gjatë grabitjes në Fier

Grabitja me dy të plagosur në Fier, arrestohen tre të dyshuarit/ Emrat Grabitja e pikës së këmbimit valutor përfundon në gjak, si u kap autori me çantën me para