Transmetuar më 04-03-2018, 19:21

Midis datave 9 dhe 10 Maj të vitit 2015 në Kumanovë ndodhi një përplasje mes një grupi shqiptarësh dhe forcave të sigurisë.

Por, për atë ngjarje janë ngritur shumë pikëpyetje. Njëra prej tyre lidhet me personin që e inskenoi atë.

Sipas revistës së njohur “Fokus”, një kompani franceze sigurie ishte pajtuar nga Gruevski aso kohe për të inskenuar planin “Le petite guerre” (Lufta e vogël). Gjithçka kishte si synim të largohej vëmendja nga përgjimet e skandaleve qeveritare që publikoheshin nga kreu i atëhershëm i opozitës Zaev, sot kryeministër.

Po ashtu, synohej të krijohej panik si dhe përmes aksionit të suksesshëm policor të krijohej besim te institucionet.

Francezi ka përmendur një skenar të tillë, një luftë një ditore të kontrolluar, edhe pse përfaqësuesit e pushtetit dëshironin që ajo gjë të bëhej me përmasa më të mëdha. Kjo dëshmi tashmë do të duhet të jetë pjesë e hetimit ndërkombëtar për Kumanovën, që është paralajmëruar nga ana e autoriteteve qeveritare./a.m./noa.al/