Transmetuar më 04-03-2018, 18:34

Në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Laçit është shënuar një incident i pakëndshëm në fushën e lojës.

Momente paniku tek skuadra e Laçit, pasi njëri prej sulmuesve të kurbinasve humbi ndjenjat në fushën e blertë.

Rexhinaldo ka ndjerë probleme shëndetsore duke u shtrirë pa ndjenja në tokë.

Mesohet se lojtari nga Mozambiku ka pasur të dridhura dhe gjendje të fikëti.

Në ndihmë të sulmuesit 27-vjeçar kanë shkuar stafi mjekësor i Laçit, por edhe ai i Skënderbeut duke i dhënë ndihmën e parë Rexhinaldos. Me kalimin e minutave, situata është përmirësuar. /k.k/noa.al/