Transmetuar më 04-03-2018, 18:25

Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të çmuar në "La Liga".

Katalanasit mposhtën rivalët direkt të Atletico Madrid me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja e zhvilluar në "Cam Nou" u fitua nga vendasit falë golit të Lionel Messit në minutën e 26′ të pjesës së parë.

Me këtë fitore Barcelona forcon pozitat në vendin e parë me 69 pikë, duke u shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë që mbahet nga Atletico Madrid me 61 pikë.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 27′ të "La Ligas" spanjolle./a.k/noa.al/