Transmetuar më 04-03-2018, 14:14

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje.

Dashi

Dashuria: Mërkuri dhe Venusi ju favorizojnë në takime të ëmbla gjatë kësaj jave që ju kënaqin shpirtin. Çiftet, të ngrohur nga planeti i dashurisë, do të jetojnë një eros magjik, intensiv, të gjallë. Periudhë veçanërisht e favorshme për rivlerësimin e një ish-i. Dialogu, në lidhjet që kanë pësuar probleme të komunikimit, tenton të forcohet gjithnjë e më shumë. Yjet, kënaqin me flirte të papritura që do të lindin nga rastësia edhe beqarët. Është një kohë e mirë, shfrytëzoje!

Puna: Planetët organizohen në një mënyrë më të favorshme në qiell, duke ju bërë të kthjellët dhe energjik, të gatshëm për të vendosur bashkëpunime të kënaqshme. Ju mund të frymëzoni një atmosferë festive rreth jush, e pasur me suksese profesionale. Asgjë dhe askush nuk duket të jetë në gjendje të ndalë marshimin tuaj drejt suksesit. Siç njofton horoskopi, ju presin ditë pozitive, ku mund të vendosni angazhime të reja në punë!

Demi

Dashuria: Sfera sentimentale është e gatshme për të dhënë surpriza të bukura. Ju do të jetoni momente pasionante dhe intriguese me partnerin/en me të cilin do të ktheni dëshirën për të menduar dhe për ta bërë folenë e dashurisë edhe më harmonike dhe të qetë, veçanërisht nëse keni kaluar një periudhë kritike. Beqarët, nga ana tjetër, do të duhet t’i kushtojnë vëmendje ftesave për takime. Marsi ju ndihmon që të hidheni drejt dashurisë me siguri më të madhe. Periudha është e shkëlqyer.

Puna: Sfera profesionale, edhe pse në disa momente të pasigurisë dhe vështirësive, nuk duket se shkakton shqetësim të veçantë. Marsi ju bën energjik dhe ju fal vetëbesim duke ju shtyrë të jepni më të mirën tuaj, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar punë të parë ose nëse jeni gati për të përfunduar një kurs trajnimi. Do të keni shumë mundësi për të treguar aftësitë tuaja më të mira. Mos kini frikë të provoni se çfarë jeni. Financat nuk japin probleme të veçanta dhe portofoli i fryrë ju jep gëzim!

Binjakët

Dashuria: Yjet parashikojnë për ju ulje dhe ngritje gjatë kësaj jave. Ju do të dëshironi të jeni të lumtur, të jetoni aventura të forta, por absolutisht jo të detyrueshme. Do të lindin shumë miqësi. Çiftet do të rizbulojnë kënaqësinë e tyre nëpërmjet angazhimeve të ndërsjella. Do të kenë shumë mundësi për të dhënë gjallëri dhe vitalitet në marrëdhënien e tyre. Nuk mund të përjashtohen as dashuritë e papritura për zemrat e vetmuara. Horoskopi zbulon se yjet shpërblejnë beqarët e guximshëm.

Puna: në zyrë, do të gjeni mundësi të arta për të zgjidhur kontrastet. Marsi shkëlqen në qiellin tuaj dhe ju shtyn të jeni aktivë dhe energjik, të gatshëm të reagoni ndaj të papriturave pa u dekurajuar. Ju do të studioni mjeshtërisht lëvizjet e duhura për të fituar një sfidë shumë konkurruese. Ndiqni instinktin tuaj në një çështje profesionale. Mërkuri është në një pozitë të favorshme dhe pozicioni i saj ju ndihmon në gjetjen e anëtarëve dhe njerëzve të besuar për të rritur biznesin.

Gaforrja

Dashuria: Hapet një periudhë interesante për ata që duan të përjetojnë histori romantike dhe pasionante, më pak për ata që duan të shpërndajnë një dyshim, një pasiguri. Çështjet sentimentale, pra, do të shohin një ndryshim të momenteve të heshtjes. Do të ketë edhe ndjesi të paqarta, të cilat do t’ju bëjnë vazhdimisht dyshues. Horoskopi njofton se planetët vijnë në shpëtim dhe ju shtyjnë të relaksoheni, të kaloni momente të këndshme me miqtë tuaj të vjetër. Marsi ende nuk është kundërshtar në shenjën tuaj, prandaj beqarët bëjnë mirë të përfitojnë nga dashamirësia e tij për të zgjeruar kontaktet.

Puna: Energjitë janë të mira, të gjitha për t’u kanalizuar në sektorë apo aktivitete të reja. Nuk do të jetë një javë e lehtë nga pikëpamja profesionale, por jo edhe e pamundur. Vështirësitë do të rrjedhin duke u fokusuar në gatishmërinë dhe vullnetin. Marrëdhëniet ndërpersonale, për shembull me kolegët, nuk do të jenë grindëse. Ata që studiojnë duhet të vazhdojnë të ndjekin dëshirat e tyre me vetëbesim.

Luani

Dashuria: Hapet një periudhë e shkëlqyer për çiftet që dëshirojnë të përmbushin një qëllim: martesa, fëmijët, shtëpia, gjithçka është e mundur. Erosi bëhet intensiv dhe i gjallë, ndihmon për të gjetur stimuj të rinj, balancime të reja. Çiftet që nuk ndajnë të njëjtën çati do të gjejnë një mënyrë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet e tyre. Me ndihmën e Jupiterit nuk do të ketë humor të keq dhe grindje, as re të zeza të gatshme për të errësuar projektet. Beqarët do të njohin njerëz shumë të mirë, me iniciativë, me të cilët do të kenë shumë për të ndarë! Venusi intensifikon bisedat, duke vulosur lindjen e ndjenjave të sinqerta!

Puna: do të ketë vendime shumë të rëndësishme që do të merren, shumë prej të cilave do të shënojnë përparimin e shumëpritur. Shkoni drejtë në rrugën tuaj. Ata që bëjnë punën e tyre nuk duhet të kenë frikë se bëjnë gabime. Frika krijon blloqe, ju ndalon të përjetoni sa më shumë që dëshironi. Horoskopi shpall një javë pozitive dhe të dobishme për ata që punojnë në grup. Bashkëpunimi do të sigurojë rezultate të shkëlqyera.

Virgjëresha

Dashuria: Yjet shpallin një periudhë shumë të gjallë, të karakterizuar nga rënia në dashuri, lindja e atraksioneve të reja. Dialogu në çiftet e konsoliduara do të jetë i qetë dhe i sinqertë, veçanërisht në qoftë se, në periudhën e fundit, ka pasur probleme të shkaktuara nga familja apo një i tretë "i pakëndshëm". Planetët parashikojnë takime interesante edhe për beqarët dhe sygjerojnë ata që të mos kenë frikë nga refuzimet. Yjet kanë në dispozicion për ju përgjigje dhe surpriza.

Puna: Ju keni të gjitha kredencialet për të përparuar në karrierën tuaj. Puna kërkon qëndrueshmëri dhe sakrificë. Dhe kjo nuk është e vështirë për ju. Së shpejti, për më tepër, do të jeni në gjendje të merrni një sukses personal që, përveç kënaqësisë, gjithashtu do të mbushi xhepat tuaj. Energjia psikofizike është e shkëlqyer. Është një kohë e mirë për të filluar të mendoni rreth projekteve në muajt e ardhshëm. Me Marsin në një aspekt harmonik, asgjë nuk mund t’ju trembë.

Peshorja

Dashuria: Ka një periudhë rozë dhe me fat për përzemërsi dhe çështje sentimentale në përgjithësi. Klima te çiftet është shumë e ndritshme dhe nuk do të kenë kohë për t’u mërzitur. Beqarët, megjithatë, siç njofton horoskopi, do të tërhiqen në aventura që do t’i nxisin ata. Do të njohin njerëz me të cilët do të kenë shumë afinitet. Marsi mbështet zgjedhjet dhe pasionet tuaja. Gëzojini plotësisht këto ditë!

Puna: Ata që punojnë në zyrë, duhet të përpiqen për të qetësuar situatën duke u fokusuar në përkrahjen e bashkëpunëtorëve më të besuar. Në këtë periudhë jeni të favorizuar shumë për udhëtime profesionale. Me fjalë të tjera, ju do të merrni ide shumë të dobishme për të bërë investime të reja. Energjia mendore është në formë të plotë dhe do t’ju lejojë të komunikoni menjëherë dhe me shkathtësi. Dhe kjo është e shkëlqyer për ata që luajnë një rol udhëheqës ose janë të përfshirë në një program trajnimi. Java është gjithashtu interesante për ata që duan të zgjidhin me sukses një çështje të mërzitshme burokratike.

Akrepi

Dashuria: qielli është pozitiv, i gatshëm për të garantuar surpriza të bukura, net të nxehta, të mbushura me flirte! Java do të kalojë shpejt dhe do të shënojë ndryshime të rëndësishme. Me partnerin/en tuaj, ju do të jetoni momente harmonike dhe të qetë, ku së fundi do të jeni në gjendje të sqaroni një çështje që ju ka larguar. Tani më shumë se kurrë ju do të dini se si t’i vlerësoni kënaqësitë e intimitetit, të ndjeheni mirë në familje. Yjet tregojnë se zemrat e vetmuara në kërkim të shpirtit binjak do të jenë të kënaqur. Do të kenë takime interesante që do t’i bëjnë ditët më pak të mërzitshme.

Puna: Karriera do t’ju kërkojë më shumë angazhim se zakonisht … dhe do të jetë me të vërtetë e vlefshme. Ju do të mendoni se si të përmirësoni të ardhurat, sidomos duke pasur parasysh pritjet e buxhetuara për një kohë të gjatë. Efikasiteti dhe qëndrueshmëria do t’i japë shtysë projekteve tuaja. Mbani sytë hapur për çdo rivalitet dhe konkurrenca të pandershme që mund të lindin në zyrë dhe, mbi të gjitha, nuk duhet të mashtroheni nga kolegët. Horoskopi shpall një periudhë kur do të jeni shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Java është ideale për të filluar planifikimin e objektivave që do të arrihen brenda disa muajve të ardhshëm.

Shigjetari

Dashuria: ka shumë shqetësim në shpirtin tuaj që ju çon për të ikur nga situata statike sentimentale. Dhe disponimi i këtyre ditëve, mund të të çojë që të grindesh me të dashurin/ën tënd. Por nëse dashuria është e fortë, nëse ndjenja është e qëndrueshme, do të arrish të kalosh edhe këtë stuhi! Erosi do të vijë në shpëtim, duke ju bërë të jetoni net magjike! Zemrat e vetmuara, nga ana tjetër, do të kenë mundësinë të fillojnë me perspektiva të reja të rëndësishme një marrëdhënie. Ka nga ata që, për më tepër, do të bien çmendurisht në dashuri si një adoleshent! Analizoni kushtet!

Puna: një fazë hapet me perspektiva interesante. Mendja është reflektuese, e kthjellët, racionale, e gatshme për të bërë zgjedhje logjike, të diktuara nga ndjenja e përbashkët. Kush ka ndryshuar punën dhe e gjen veten duke jetuar një situatë të re në nivel profesional, do të jetë në gjendje të përshtatet me ndryshimet. Kush duhet të nënshkruajë kontrata, veçanërisht të një natyre të pasurive të patundshme, duhet të vazhdojë me kujdes të jashtëzakonshëm për të shmangur gabimet e vogla të shpërqendrimit. Si pjesë e një projekti të ri, trego veten optimist. Studioni me kujdes të gjitha lëvizjet përpara se të vazhdoni me hapin tjetër.

Bricjapi

Dashuri: Besimi i madh në aftësitë tuaja joshëse do t’ju çojnë të tregoni se çfarë ndjeni për një person shumë kuptimplotë. Sidoqoftë, me partnerin/en, do të keni mundësinë të ndani një projekt sfidues. Komplikimi, ëmbëlsia dhe një e papritur do t’i japin ditëve tuaj kuptueshmëri. Me fjalë të tjera, dialogjet dhe emocionet do të përshtaten aq mirë për të turbulluar paqartësitë dhe diskutimet. Beqarët mund të konsolidojnë më tej kontaktet dhe të nisin njohje të reja. Vetëm mos u nxitoni!

Puna: Kontaktet e reja ose idetë do të hapin rrugën për bashkëpunime që mund të bëhen shumë produktive. Karriera kërkon angazhim dhe sakrificë. Mos u zhgënjeni nëse jeni shumë i lodhur në fund të mbrëmjes. Së shpejti do të lulëzojnë promovimet dhe lavdërimet. Horoskopi zbulon se planetët do të duken me sy dashamirës për t’ju ndihmuar ju për të arritur ëndrrat tuaja në sirtar.

Ujori

Dashuri: Do të keni takime shumë intriguese, të gatshme për të ndriçuar fantazitë tuaja në intimitet. Kushtojini vëmendje partnerit/es nëse marrëdhënia juaj është në ekuilibër. Mendoni shumë kohë përpara se të merrni vendime të diktuara nga nxitimi ose dëshira për të dalë nga rutina. Ndoshta nuk e dini saktësisht se çfarë doni. Zemrat e vetmuara do të jenë të vendosura midis dëshirës për të kërkuar flirte të shkurtra, por të kënaqshme dhe dëshirën për të arritur në vende të sigurta. Venusi është në formë të mirë dhe ju ndihmon të përqendroheni në vetvete, të merrni vendimet me qetësi.

Puna: Një periudhë interesante për të nisur investime të reja premtuese. Ju do të ndiheni të fortë për të njohur gjëra të reja. Kjo do t’ju çojë për të udhëtuar dhe për të gjetur zgjidhje të reja. Përveç kësaj, ju do të kultivoni interesat e përjetuara më parë. Dhe ato mund të gjenerojnë të ardhura që do t’i bëjnë mirë xhepave tuaj. Mërkuri, është aleati juaj i çmuar në këtë periudhë. Ndihmon për të fituar lavdërime, kualifikime dhe promovime.

Peshqit

Dashuria: Ju do të përballoni me vendosmëri pakënaqësitë që po humbasin marrëdhënien tuaj. Bashkimi është i qëndrueshëm dhe dëshira për të qartësuar është kaq e madhe, sepse ndjenja është e vërtetë, autentike, e thellë. Yjet parashikojnë se çiftet afatgjata do të jenë në gjendje të konsolidojnë edhe më shumë marrëdhënien e tyre. Bashkëjetesa, martesat, tani do të jenë të mundura më shumë se kurrë. Beqarët mund të luftojnë për të nisur aventura të reja për shkak të ndryshqeve të vjetra me një ish-partner/e. Yjet, nga ana tjetër, ofrojnë shumë mundësi që ata të bien në dashuri!

Puna: Planetët ju bëjnë shumë dinamikë këtë javë! Dhe e gjithë kjo "lëvizje" do t’ju çojë në mbylljen e marrëveshjeve shumë të favorshme dhe në rritjen e fitimeve tuaja. Në zyrë, trego veten në dispozicion me kolegët që kanë nevojë për ndihmë, por mos i nënvlerësoni përparësitë tuaja. Qielli është i qartë, i pastër nga retë, shumë inkurajues. Instinkti, kreativiteti dhe zgjuarsia do të sjellin rezultate të shkëlqyera. Financat janë më të qëndrueshme se në të kaluarën dhe përmirësimi i tyre do të ketë pasoja shumë interesante mbi familjen. Jeta profesionale, tani më shumë se kurrë, është në qendër të vëmendjes./b.l/noa.al/