Transmetuar më 04-03-2018, 13:45

Një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit, Partia Demokratike bën një propozim për Agur Vrenozin. Ai humbi jetën pas një përplasje me grabitësit e një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit.

Në përpjekje për të ndaluar hajdutët ai mori një plumb në kokë, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra duke humbur jetën.

Sot Luan Baçi, bëri të ditur se këshilltarët demokratë të Bashkisë Fier i kanë propozuar Këshillit Bashkiak dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Agur Vrenozin.

Vrenozi ishte kryetar seksioni i PD-së në Fier. Baçi do t’i kërkojë Kuvendit të mbajë një minutë heshtje ne ndër të tij./b.l/noa.al/