Transmetuar më 04-03-2018, 12:59

Kapiteni i skuadrës së Fiorentinës ka humbur jetën papritmas në hotel. 31 vjeçari Davide Astori ishte anëtar jetësor i skuadrës.

Fiorentina ka konfirmuar se kapiteni i klubit ka vdekur papritmas në hotel në prag të udhëtimit për t’u përballur me Udinese në Serie A.

"Fiorentina është thellësisht e tronditur dhe e detyruar të njoftojë se kapiteni i tyre Davide Astori ka vdekur. Për këtë situatë të tmerrshme dhe delikate, dhe mbi të gjitha nga respekti për familjen e tij, ne apelojmë për ndjeshmërinë e medias". thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të klubit.

Ai kishte gëzuar një karrierë të suksesshme prej 12 vitesh. Filloi në AC Milan, ku nuk luajti asnjë ndeshje në Serie A, para se të shkonte në Cagliari, klubi ku ai bëri përparim të madh.

Në vitin 2014, u transferua për Romën dhe një vit më vonë bëri një transferim të ngjashëm me Fiorentinën, por me një detyrim për ta blerë në fund të sezonit./b.l/noa.al/