Transmetuar më 03-03-2018, 12:11

Nga Artan Fuga

Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona. Në hollet e banesave, mjedise krejt private, janë vendosur këto.

Kam shqetësime urbane në Tiranë:

parkingu më merret arbitrarisht, duhet të luftoj ta rikthej, rruga më zihet me beton e dhera, duhet të luftoj ta rihap, ndërtesa që rrënohen më rrezikojnë jetën, duhet të luftoj ta mbroj atë, rruga shtrohet keq dhe pellgjet e ujit më fusin ujë të qelbur në këpucët e shqyera, duhet të vendos gurë që të kërcej mbi ta si pehlivan,shkallët e jashtme të pallatit kanë pllakat e thyera ku thyhen kokën, të vjetrit e pallatit dalin nga shkallët e jashtme nuk kanë një parmak ku të mbahen, më duhet t’u bëhem shkop që të mos thyejnë qafën,duhet të kujdesem për pompën e ujit dhe të ngre ujin e pishëm në krahë.

Hajde merru me filozofi të kam rixha!

Dhe tani Big Brother-i.

Si një penis i varur në tavan.

Nuk gënjej unë për asgjë, i kam të gjitha me foto dhe video.

Më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim.

Nesër do ta trajtoj, kuptohet nëse ka interes.

Do të mas numrin e like-ve