Transmetuar më 03-03-2018, 09:10

Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar kontrollet e befta gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, për të ndëshkuar abuzuesit me shpejtësinë.

Më konkretisht policia është ndalur me radar për të evidentuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej limiteve të lejuara.

Drejtuesi i një mjeti ‘Audi V8’ është kapur me 213 km/orë.

“Nuk i ndalon patrullës së Policisë me Radar pas shenjës për të ndaluar, por ndalon pasi i ka dalë patrulla tjetër e Policisë Rrugore tek sheshi ‘Shqiponja’. Arsyeja: Shpejtoja se me pret shoqëria për të festuar në fundjavë”, shkruan Policia në Facebook.

Më tej Policia jep një këshillë, “Argëtohuni në fundjavë, por mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”. /a.y/noa.al