Transmetuar më 02-03-2018, 21:44

Një lajm i mirë vjen për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Komisioni Evropian do të disbursojë një shumë prej 1 miliardë eurosh për projekte infrastrukturore.

Paratë do të alokohen përmes bankave evropiane. Lajmi u bë publik nga kryeministri bullgar Bojko Borisov në forumin ekonomik në Delphi të Greqisë.

Konkretizimi i këtyre projekteve do të sillte zhvillim të madh te vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kryeministri bullgar nuk u ndal në detaje konkrete dhe nuk dihet se sa përfiton Shqipëria nga fondet dhe në çfarë forme përthithen kët para./a.m./noa.al/