Transmetuar më 02-03-2018, 16:10

Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta në të gjithë vendin por shira deri mesatarë në zonat Qendrore.

Mesdita dhe orët e pasdites sjellin përmirësim të përkohshëm të motit në vend por serish në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet përfshijnë të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga -1 në 16°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor – Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Në pjesën më të madhe të Europës moti dominohet nga vranësira dhe reshje shiu në Jug ndërsa vijon dëbora në Veriperëndim dhe pjesën tjetër të Europës.

Por vranësira të dendura të shkëputura nga intervale me kthjellime dominojnë pjesërisht Europën Qendrore dhe zonat Lindore të kontinentit./b.l/noa.al/