Transmetuar më 01-03-2018, 16:45

Një djalë i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u varur pranë banesës së tij.

Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të mërkurë, në Durrës.

Më konkretisht 29-vjeçari V.N., është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë ku çdo tentativë për ta përmendur ka rezultuar e kotë.

Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese