Transmetuar më 01-03-2018, 15:10

Tiranë, NOA.al- Vranësira dhe shira të dobët dominojnë të gjithë territorin por shira mesatarë priten në Veri dhe Qendër ndërsa dëbora kufizohet në ekstremet Veri-Verilindje. Pasditja do të mbetet në kushtet e vranësirave dhe rrebesheve të shkurtra shiu deri në orët e vona të natës, kur moti përmirësohet në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 9-10°C në mëngjes rritja vijon me 4°C edhe në mesditë duke luhatur ekstremumet termike nga -2 në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë paradite, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa dallgët mbetet 5 ballë deri në mbrëmje.

Europa

Europa Jugore dhe Perëndimore mbetet me reshje të dendura shiu në Jug ndërsa dëborë në zonat Qendrore dhe Veriperëndimore të kontinentit. Problematike shirat do të jenë në gadishullin Iberik, në të gjithë Italinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Por vijojnë kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Veri të Europës si dhe pjesërisht në zonat Qendrore dhe Lindore të saj. /a.y/noa.al