Transmetuar më 28-02-2018, 20:47

Pierre Cardin Home Albania është vlerësuar si brand prestigjioz duke u bërë pjesë e  Superbrands Albania 2017.

Duke ndarë me lexuesit këtë vlerësim, përfaqësuesit e Pierre Cardin Home, theksojnë se “kjo mundësohet pikë së pari, nga ju të nderuar klientë”.

“Eksperiencat pozitive dhe kënaqësia që ju keni përjetuar për çdo here që keni bërë tuajat artikujt e Pierre Cardin Home, apo emocionet e vizitave në showroom-et e Pierre Cardin Home”, bënë që Pierre Cardin Home Albania të bëhet pjesë e Superbrands Albania 2017.

Përfaqësuesit e kompanisë sigurojnë se ata janë të vendosur, që “në vijimësi të ruajmë dhe zhvillojmë më tepër nivelet tona të shërbimit por kryesisht, cilësisë dhe standardeve të larta të produkteve të Pierre Cardin Home”.

“I jemi dedikuar 100% realizimit të pritshmërive tuaja, dhe i qëndrojmë besnikë filozofisë tonë që një shtëpi meriton të ketë personalitet. Dhe personalitetin e duhur, ju ja jepni  vetëm me Pierre Cardin Home”.

E një vizitë në showroom-et e Pierre Cardin Home, evidenton faktin se aty do të gjeni gjithçka për shtëpinë tuaj, gjithçka, si askund tjetër. /noa.al/

Mos humbisni dhe:

Markat më të mira me çmime të pabesueshme, ja çfarë ofron Pierre Cardin Home