Transmetuar më 27-02-2018, 12:29

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro raportoi ditën e sotme në Komisionin parlamentar të Medias dhe Informimit Publik, lidhur me monumentet në rrezik shembje.

Pas shqetësimit të Partisë Demokratike se monumentet e kulturës dhe konkretisht urat po i merr lumi dhe po shemben dita ditës, ministrja dha një shifër të frikshme.

Ajo tha se “Janë 219 monumente kulture në të gjithë vendin të cilat janë në rrezik”.

Në vijim shtoi se për restaurimin e këtyre objekteve nevojiten 1.6 milionë euro.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se monumentet e dëmtuara për shkak të moti konsistojnë në rrëzimin e urave dhe shkatërrimin e një manastiri 400 vjeçar, thellim çarje nëpër kalaja.

Sipas saj, Qeveria duhet ta parashikojë faktin që do të ketë reshje dhe të marrë masa paraprake. /a.y/noa.al