Transmetuar më 27-02-2018, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, duke publikuar një video që ka të bëjë me investimet.

Ai publikon në Facebook pamje nga nënstacioni i ri elektrik në Çorovodë, ku bën me dije se ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh.

“Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja”, shkruan Rama.

Më tej shton se së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera. /a.y/noa.al