Transmetuar më 26-02-2018, 20:22

Nga Ylli Manjani

Asnjë strategji! As platformë! As informacion se çkanë molloisur gjer më sot!

Asgjë!

Asgjë nuk i raportohet Presidentit të Republikës! Megjithë insistimin e këtij të fundit!

Asnjë protokoll bisedimesh as nga Kreta e as nga Korça! Çkanë biseduar deri më sot? Kush bisedoi dhe për çfarë?

Asnjë fjalë të vetme!

Vetëm një projekt marrëveshje e turpshme, që thotë se “…. në zonat ekonomike do kujdesen për biodiversitetin…”

O zot çfarë shitje spektakolare! Dmth i forti mund të zbulojë pasurinë nëntokësorë dhe neve na mbetet vetëm biodiversitetit i ujit të kripur!

Këtë sugjeron qeveria jonë! Kulmi!

Propozohen disa emra si negociatorë. As din e as iman! Media ka zbuluar fakte të rënda për disa prej tyre. Të njohur si filo grekë ose si spiunë kundër shtetit!

Asnjë zyrtar i lartë që të mbajë përgjegjësi! Ekspertë që shiten e blihen kollaj!

Çfarë duhet më shumë për të shitur këtë vend?!

Asnjë fjalë për çështjet e tjera! As për çështjen Çame!

Asnjë përgjegjësi zyrtare nuk mban qeveria! Politike jo e jo!

Vetëm arrogancë! Injorim i Kushtetutës dhe institucioneve të shtetit! Publikun po e po, që e injoron!

Në këto kushte Presidenti i Republikës ka dy rrugë:

Ose të rrefuzojë këtë poshtërsi kombëtare, ose tja japë Kotziasit direkt atë autorizim!

Ndoshta ky i fundit mund të verë dorën në zemër me ne, se qeveria jonë e ka thjesht dorën në xhep! Në xhepat e shqiptarëve kuptohet…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al