Transmetuar më 23-02-2018, 13:08

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire, ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Stojan Karajanov.

Meta vlerësoi punën e bërë prej tij gjatë qëndrimit në Shqipëri, duke shprehur besim edhe në kontributin e mëtejshëm.

Duke iu referuar intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin dhe kontributin personal të Ambasadorit Karajanov në këtë drejtim.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se, ambasadori Karajanov edhe pas mbarimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri do të jetë një promovues aktiv i marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase. /a.y/noa.al