Transmetuar më 23-02-2018, 12:59

Alarm në pallatin mbretëror anglez, Kensington Palace, për shkak të mbërritjes së një letre në adresë të princit Harry dhe Meghan Markle, në brendësi të së cilës kishte pluhur të bardhë.

Letra u bllokua nga punonjësit e sigurisë në St James Palace këtë të enjte, duke mos arritur deri në duart e çiftit, por ata u informuan për incidentin.

Bashkë me pluhurin e bardhëm, në zarf ishte shkruar edhe një mesazh racist, i cili po trajtohet nga reparti anti-terrorizëm i policisë.

Pluhuri i cili u analizua nga policia, nuk rezultoi i dëmshëm, shkruan noa.al. Por ky rast, ka bërë që të mendohet një shtim i masave të sigurisë lidhur me martesën mes princit Harry dhe aktores amerikane, dasmë e parashikuar për t’u mbajtur më 19 maj.

Gjithsesi bashkëshortët e ardhshëm, iu nënshtrohen rregullisht stërvitjeve se si të sillen në rast se verifikojnë situata të rrezikshme. /a.y/noa.al