Transmetuar më 23-02-2018, 12:58

Një burrë nga Çikago akuzohet për vrasjen e djalit të tij 2 vjeçar, pasi trupi i pajetë i fëmijës u gjet në një qese plehrash në shtëpinë e tyre. Agjentët e policisë morën një telefonatë nga një shtëpi në lagjen e Fshatit të Vogël rreth orës 14:00 të së mërkurës.

Kur policët mbërritën, gjetën të voglin 2 vjeçar Mateo Garcia Aguayo në një qese plehrash në kuzhinën e apartamentit të katit të dytë. Djali ishte godiur me thikë në fyt: "Plaga ishte aq e thellë sa pothuajse ishte prerë fare koka nga trupi", ka thënë agjenti i Eddie Johnson në Çicago. Policia e përshkroi skenën si "brutale dhe të tmerrshme".

Babai i viktimës, Rolando Ortiz, 37 vjeç u arrestua. Atëherë komandanti Brendan Deenihan shpjegoi se gjithçka kishte ndodhur gjatë kohës që ai ishte vetëm në shtëpi me djalin e tij, kur vogëlushi filloi të qante dhe sipas tij u bë "shumë i padurueshëm, sepse nuk mund të flinte".

Me sa duket, “Ortiz duke mos e duruar dot këtë shqetësim, kapi një thikë në kuzhinë, e mbajti djalin nga koka dhe i preu fytin”, thuhet sipas raporteve të Çicago Sun Times. Kur 37 vjeçari kuptoi atë që ai kishte bërë, u përpoq të vriste edhe veten e tij duke tentuar të presë damarët me të njëjtën armë krimi.

Më pas ai e futi trupin e Mateos në një qese plehrash dhe u përpoq të lajmëronte gruan e tij, por pasi ajo nuk u përgjigj, ai njoftoj motrën e saj duke i thënë se, "Unë vrava Mateon". Në atë moment ajo vuri alarmin duke lajmëruar policinë të cilët menjëherë kanë shkuar në banesën e 37 vjeçarit ku u gjet edhe trupi i pajetë i 2-vjeçarit.

Vetë babai i vogëlushit ishte larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij, dhe pas kërkimeve është arrestuar rreth katër orë më vonë në Kankake. Ai ka pranuar krimin, dhe tashmë duhet të përgjigjet për vrasje të shkallës së parë./b.l/noa.al/