Transmetuar më 23-02-2018, 12:43

Dy persona të cilët tentuan të vjedhin një argjendari dhe një dyqan me artikuj të ndryshëm janë vënë në prangat e policisë.

Aurel Hekurani, 36 vjeç dhe Rifan Rrushi, 34 vjeç, banues në Kavajë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u vunë në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme.

Arrestimi tyre u bë pasi më rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës, në lagjen nr.3 Kavajë në Tregun Industrial Kavajë, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e shtetasit R. A., 60 vjeç.

Gjatë kontrollit në momentin e kapjes, dy të dyshuarve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik.

Në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës ndërkohë që hetimet janë në vijim, për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë. /a.y/noa.al