Transmetuar më 23-02-2018, 11:43

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti të ndodhur mes tre personave, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Policia e Kurbinit thotë se ka bërë arrestimin e Ilir Markut, 34 vjeç dhe Ernest Gjonaj, 37 vjeç, banues në Kurbin.

Marku akuzohet se mbrëmjen e djeshme së bashku me babanë e tij N.Marku, 69 vjeç, për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin E.Gjonaj, dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes tyre

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.Gjonaj, policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndaj Ilir Markut dhe babait të tij, materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë ndaj të dëmtuarit Gjonak, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al