Transmetuar më 23-02-2018, 10:27

Qëllohet me vezë drejt liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjithçka ndodhi gjatë protestës së organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione paraditen e sotme.

Protesta nisi para fillimit të seancës parlamentare në Prishtinë, ku pritet të hidhet në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Organizatori i protestës, Bashkim Fazliu, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka sharë dhe qëlluar me vezë, drejt Albin Kurtit.

Protesta është paralajmëruar qysh ditën e djeshme, duke u shoqëruar edhe me fyerje dhe hedhje vezësh. /a.y/noa.al