Transmetuar më 23-02-2018, 10:09

Një polic i shpëtoi jetën një fëmije vetëm 5 vjeç, i cili ra kati i tretë i ballkonit të një apartamenti në qytetin egjiptian të Asyt.

Tre efektivë policie të cilët po bënin roje para një banke, panë gjithë skenën, duke ndërhyrë nxitimthi.

Dy prej tyre morën një batanije dhe e hapën poshtë vendit ku ndodhej vogëlushi për të shmangur përplasjen.

Por në fund ishte një tjetër efektiv ai që ndërhyri duk e pritur në krahë fluturimthi. Fatmirësisht vogëlushi nuk pësoi dëmtime. Nuk janë ende të qarta arsyet e rrëzimit të vogëlushit, ndërkohë që Ministria e Brendshme e Egjiptit, përgëzoi efektivët për gjestin e tyre.

Qeveria egjiptiane deklaroi se ndërhyrja e policit ishte heroike. /a.y/noa.al