Transmetuar më 23-02-2018, 09:20

Ndonëse vaji i ullirit nuk këshillohet për lëkurën me yndyrë, duke e përzierë me pak sheqer përftohet një maskë perfekte për çdo lloj fytyre.

Kjo përbërje është ideale për largimin e yndyrës së tepërt, qelizave të vdekura, papastërtitë dhe rindërtimin e poreve.

Gjithë çfarë ju duhet është një lugë sheqer dhe një lugë vaj ulliri, të cilat duhen përzierë mirë.

Masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe masazhojeni me lëvizje rrethore në gjithë sipërfaqen e dëshiruar, shkruan noa.al.

Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Këshillohet që një trajtim të tillë ta përsërisni dy herë në javë. /a.y/noa.al