Transmetuar më 23-02-2018, 09:10

Gjatë vizitës zyrtare në Sunderland për Kate Middleton dhe princin William tërhoqi vëmendjen një detaj i veçantë.

Në dorën e dukeshës së Cambridge, u shfaq një tatuazh me këna.

Një vajzë 18-vjeçare i kërkoi dorën dukeshës për t’i bërë një tatuazh dhe Kate nuk ngurroi, duke e pranuar artin e përkohshëm.

Shtatzënë në muajin e shtatë, ajo u shfaq për të parë nga afër ndërtimin e urës së re

Northern Spire.

Pikërisht gjatë kësaj vizite u shfaq një vajzë e re e cila i propozoi një lule në dorë, duke bërë që tatuazhin Kate ta presë me buzëqeshje. /a.y/noa.al