Transmetuar më 23-02-2018, 08:59

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në dy ditë mbledhje qeverie në qytetin e Beratit.

Kabineti qeveritar do të udhëtojë drejt Beratit mesditën e sotme, ku do të qëndrojë deri pasditen e së shtunës.

Në axhendën e bërë publike mësohet se do të inspektohen disa investime në infrastrukturë në këtë qark, ku më tej do të ketë dhe komunikim me mediat.

Axhenda

E Premte 23 Shkurt 2018

13:30 Nisja për në Berat

15:00 Ndalesë tek Rruga Ura -Vajgurore-Kuçovë-Dragot

-Inspektim i punimeve në përfundim Rruga Ura -Vajgurore-Kuçove-Dragot. (13 km me vlerë rreth 8 milionë $; FSHZH; lidh Beratin me Belshin dhe Elbasanin)

-Vijim për tek Mbrojta lumore-Diga: Mbjellje pemësh

15:50 vijim i rrugës për në Berat

16:00 Mbledhja e Këshillit të Ministrave

17:00 Deklaratë për Media e KM mbi vendimet e marra

17:30 Event: Planet e zhvillimit të Qarkut të Beratit

Pjesëmarrësit ne Panel dhe radha e prezantimeve: Blendi Klosi, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Drejtori i projektit zviceran për menaxhimin e mbetjeve, fjala përmbyllëse e Kryeministrit.

18:30 Vizitë në Qendrën Mesjetare Teqeja e Helvetive si dhe lançimi i projektit të rikostruksionit të saj me fondet TIKA bashkë me Xhaminë e Beqarëve dhe të Xhamisë Mbret

19.00 Darka me 10 të ftuarit e spikatur te sektorit: Drilon-Uznovë. Kryeministri në tavolinë me kryetarët e bashkive të qarkut; prefektin, zëvendëskryeministren, Prefektin, Kryetarin e Këshillit të qarkut, deputetët e qarkut.

E shtunë 24 shkurt 2018

Ora 8.30-9.30 Mbjellje pemësh nga gjithë kabineti në vende të ndryshme

9:30 Takim me drejtuesit e administratës vendore e qendrore për shërbimet publike, reforma ujit, skemat mbështetëse në bujqësi, prioritetet rajonale.

10:30 Nisja e kabinetit te qeverise për inspektime sipas axhendave të paracaktuar

Kryeministri:

10:30 Nisja për Ujë Vajgurore

10:40 Inspektim i Thertores së re me standarde bashkëkohore në Orizaj

11:00 Vijim për në Urën Vajgurore

11:30 Nisma ime në kuadër të Bashkëqeverisjes me njerëzit: Guroret e mbyllura dhe pyllëzimi i zonës

12:30 Nisja për Drenovicë

12:50 Vizitë në serat e Drenovicës dhe bashkëbisedim me fermerët dhe studentët e trajnuar për të asistuar fermerët për ndërtimin e projekteve fituese

13:10 Nisja për në Kozarë

13:30 Drekë me familjen fermere të Hekuran Çepes

14:30 Nisja për Kuçovë

15:00 Rilindja urbane e Kuçovës (Lagjja 11 janari)

15:30 Kthim në Tiranë. /a.y/noa.al